Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj në lidhje me rastin e fundit në Bashkësinë Fetare Islame.

vull

BFI është një institucion me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore për mijëra besimtarë myslimanë dhe si tillë duhet të jetë autonom. Fatkeqësisht politika vazhdon ti fus duart në këtë institucion dhe të ketë ndikim në këtë Bashkësi.

Kreu i BFI-së dëshmoi me gojën e tij se paska qenë i instrumentalizuar nga politika një kohë të gjatë dhe si i tillë nuk e meriton të mbaj më pozicionin që ka. Ndërsa vendimi i gjykatës ndërmjet dy cikleve zgjedhore bën të dyshosh se përsëri qëllimi është instrumentalizimi për qëllime politike i këtij institucioni.

Aleanca për Shqiptarët insiston që rasti të zbardhet dhe opinioni te informohet drejt. Ju përkujtojmë se Bashkësia Fetare Islame është institucion që i përket popullit dhe s’është vegël partish dhe qëllimesh politike.
Shpresojmë shumë që ky institucion do të gjej forcën për të bërë ndryshimet e duhura dhe të domosdoshme, pa u bërë instrument i një strategjie të errët të ndonjë partie politike që kërkon të komandojë edhe Zotin!

Next Post

Ministri Ademi mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, mbrëmë mbajti fjalim në hapjen e manifestimit „Java e filmave turq“, i cili realizohet me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë. Ministri i Kulturës para mysafirëve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe […]

Subscribe US Now