Ali Ahmeti dhe BDI mbështesin fuqishëm kandidaturēn e Hekuran Dukës në Dibër

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti, me të gjitha strukturat e veta partiake, fuqishëm  e mbështet vendimin e djeshëm unanim të degës së BDI në Dibër për ta kandiduar Doktor Hekuran Dukën për Kryetar të qytetit të Dibrës.

Bashkimi Demokratik për Integrim, me gjithë pushtetin qëndror, ekzekutiv e legjislativ, si dhe me pushtetin lokal, do të mbështes vizionin e Dr. Dukës për Dibrën dhe Dibranët.

Dibra gjithënjë zë vend të veçantë tek ne në Bashkimin Demokratik për Integrim, prandaj dhe jemi të përkushtuar që Dibrës dhe Dibranëve t’ju ofrojmë vazhdimësi, zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Dibra atdhetare vazhdimisht, që nga viti 2005 e gjer më sot, ka dal fitimtare dhe është rreshtuar në anën e duhur të historisë, për ta ndërtuar të ardhmën e vet. Ne jemi te bindur që edhe në këto zgjedhje lokale, Dibranët do të përcaktohen për Dibrën që duan.

Next Post

Meta: Gati të jap dorëheqjen, sakrifikohem për të mos lejuar instalimin e një junte

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në juglindje të vendit. Gjatë ndalesës në Pogradec, kreu i shtetit foli mbi krizën, të cilën e cilësoi të qëllimshme dhe tha se është gati të lërë mandatin për të mirën e vendit. “Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: