Ali Ahmeti: Guximi i BDI-së e bën atë edhe më të fortë

vull

Në qytetin e Strugës, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku u zgjodh kryesia e re me kryetarin e ri, Ramiz Merko të cilët do të përfaqësojnë struganët në kongresin qendror të partisë.
I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së, në Strugë ishte edhe kryetari i partisë, z.Ali Ahmeti i uroi punë të mbarë kryetarit të posa zgjedhor për kryetar Dege, Ramiz Merkos i cili njëherit është edhe kryetar i komunës së Strugës.
`Punë të mbarë Ramiz në misionin tonë i cili lirshëm mund të thuhet se është historik, për etablimin, për profilizimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga një lëvizje e cila e cila lëvizje gati për dy dekada, si forcë politike përbëheshe nga luftëtar, demokrat, intelektual, student, njerëz të dëshmuar për ndryshime subtanciale për kombin në këto hapësira, të dëshmuar në rezistencë deri edhe në sakrificë me burgje, rrahje por edhe duke dhënë edhe njerëz nga më të dashur. Ne kemi qenë vazhdimësia e 70 viteve të fundit dhe akoma vazhdojmë por tash duhet ta bëjmë edhe ndryshimin e madh nga një lëvizje në një profilizim të një partie politike`, u shprehë Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se ky proces ka nisur me këto zgjedhje që po bëhen në Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilat kanë qenë shumë transparente për të shkuar drejt kongresit të ardhshëm  ku do të ketë ndryshime statutare dhe i profilizimeve dhe etablimit më të fort si parti politike të pa konkurrentë.
` Për ta bërë këtë që e bëjmë ne sot duhet të kesh guxim, brumë të fortë por duhet të kesh edhe të kaluar të fortë historike. Jo vetëm ne duhet të krenohemi por duhet krenuar edhe gjeneratat  do të vijnë pas nesh, sepse veprat kapitale që kemi ndërtuar ne, nuk janë vepra që kemi ndërtuar për veten tonë, nuk i kemi ndërtuar BDI-në, flamuri shqiptarë nuk është i BDI-së por është i shqiptarëve dhe ai sot është legal dhe legjitim në përdorim të plotë.  Në rast se z. Merko nuk e ka në punë dhe në takime, atëher ai dënohet me 5000 euro. Ky flamur ju mbetet edhe atyre që do lindin edhe pas 100 viteve edhe deri sa të lind dielli`, potencoi Ahmeti.
Next Post

Grubi e ftoi Osmanin dhe Dimitrovin në llogaridhënie para deputetëve

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, caktoi mbledhje tematike të Komisionit kushtuar proceseve eurointegruese në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Samitit të Këshillit Evropian në tetor 2019. Në mbledhje pritet të mbajnë fjalim zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: