Ali Ahmeti: Jam pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta

Lideri i Bashkimit Demokraitk për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kujtoi gjithë sakrificën e Jasharajve duke theksuar se Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës.

Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë…

Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë.

Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha, për të qëndruar pranë Jasharajve, përgjithmonë, sa të jetë jeta” ka shkruar Ahmeti në FB.

Next Post

Sela po e anashkalon degën e Tetovës

Në degën e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë po bëhet lobim i madh nëpër nëndegë se kush do ketë më shumë përkrahje për tu kandiduar në listën e koalicionit ASH-AAA për njësinë zgjedhore 6. Me shumë mundësi, numri 2 në këtë listë do jetë i ndarë për kandidaturën e Tetovës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: