Ali Ahmeti kërkon kryeministër shqiptar në 18 vjetorin e BDI-së

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e themelimit të partisë, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që në këtë përvjetor të përcaktohet qëllimi i radhës për zgjedhjet që pasojnë, e që është Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Ne e nisëm bashkë këtë rrugëtim para 18 viteve, Bashkë u përballuam me çdo sfidë dhe i besuam njëri tjetrit, Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!” ka shkruar Ahmeti, duket shtuar se  BDI në çdo përvjetor përcakton synime ambicioze dhe me kohë, që edhe i realizon.

Next Post

LSDM nuk pranon shqiptarin për Kryeministër

Pasi lideri i BDI-së në 18 vjetorin e themelimit të partisë kërkoi postin e kryeministrit shqiptar , i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë maqedonase në pushtet informon TetovaSot. Posti shqiptar i kryeministrit nga partia më e fuqishme shqiptare e ka trazuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev i cili ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: