Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme atdhetarit Qazim Zekaj

vull

“Me dhembje mësova lajmin se u nda nga jeta Qazim Zekaj, mesuesi atdhetar, veprimtari e luftëtari kombëtar, ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, plaku simbol i maleve liridashëse të rreshtave të parë të uniformuar të ushtarëve vullnetarë të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!

Gjurmët e mëdha të angazhimit të Tij në edukimin e gjeneratave të reja të popullit shqiptar, i cili rënkonte i roberuar nën peshën e rëndë serbe, janë e do të mbeten të shkruara me nderim e respekt nga historia!

Rreshtimi me kohë dhe pa ekuivoke në llogoret e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zona të ndryshme dhe në atë të Grykes se Llapushnikut, plagët e marra në luftën për çlrimin e Atdheut, e bëjnë edhe më hyjnorë e të pavdekshëm tani kur po ndahet përgjithmonë nga ne!

Në këto momente të rënda të dhembjes e krenarisë, në emrin tim, të familjes time e të gjithë popullit shqiptar në Maqedoni, shpreh ngushllimet më të thella e të sinqerta shokut, bashkëveprimtarit e bashkëluftëtarit tim Xhevat Zekaj dhe të gjithë djemëve e vajzave, nipave dhe mbesave, shokëve dhe bashkëluftëtarëve të të pavdekshmit Qazim Zekaj!

Lavdi e perjetshme atdhetarit Qazim Zekaj!” – shprehet Ahmeti

Next Post

Geti publikon foton pranë veturës luksoze, ja çfarë i thotë Meda

Meda i ka komentuar Getoar Selimit. Reperit Getoar Selimi i është bërë diçka shumë e zakonshme për të pozuar pranë veturave luksoze, shkruan lajmi.net. “Vetëm një foto”, ka shkruar ai pranë postimit të një fotografie të tillë të publikuar së fundmi. Pranë saj, si zakonisht Geti ka pranuar komente të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: