Ali Ahmeti: Mickovski i VMROsë më tregoi që Ziadini do të nxjerr kandidat për president

vull

Në emisionin Click Plus të TV21, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është pyetur edhe për marrëdhëniet me Hristijan Mickovskin e VMRO DPMNE.  Ahmeti ka thënë që konsensualitetin ia ka ofruar edhe LSDM edhe VMRO.  “E kam takuar Hristijanin pas komenteve të Zekirit që LSDM do të del me kandidat të vetin dhe Mickovski më njoftoi që ka kontakte me Ziadin Selën dhe që ky i fundit i ka konfirmuar atij se do të del me kandidat për president. Mickovski na inkurajoi edhe neve që të dalim me kandidat në mënyrë që maqedonasit të maten midis vete, por ne nuk e bëmë këtë.”  “Unë aty ndëgjova që z. Sela do të del me kandidat të vetin. Kjo ndodhi pas provokimeve të Zekirit nga LSDM kur tha që partia e tij do të del me kandidat partiak.” ka shtuar Ahmeti.  Gazetari Fatmir Aliu e cilësoi këtë informacion si shumë interesant.

Next Post

Alternativa mbajti tubim në Çair

Partia politike “ AlternAtiVa”, sonte ka mbajtur tubim në Çair të Shkupit, ku para qindra aktivistëve të Shkupit u folën hapat e mëtutjeshme të Alternativa-s dhe zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. I pari para të pranishmëve fjalë rasti kishte, Zeqirija Ibrahimi, i cili tha: “ Sonte dua t’ju flas edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: