Interes i shtetit tonë është që korridori 8 të jetë funksional ashtu siç është funksional edhe korridori 10. Me shumë interes shtetëror është që ne të kemi një port si Republikë e Maqedonisë së Veriut në brigjet e Adriatikut, në Durrës apo në Vlorë, çështje për të cilën kam biseduar edhe me kryeministrin Berisha kur ishte në drejtim të shtetit shqiptar, po ashtu këtë e kam kërkuar edhe nga Edi Rama i cili ka vullnet të mirë për këtë gjë. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi.
“Parimisht ka vullnet shumë të mirë nga pala shqiptare por edhe nga pala jonë këtu si RMV, por çështja është se vonesat bëhen për shkak të mungesës së funksionalitetit të korridorit 8 dhe pa këtë korridor nuk ka mënyrë se si ne të kemi hapësirë porti në Adriatik”, ka thënë Ahmeti.