ALI AHMETI në UT: Ky titull i dedikohet te gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të arsimit

Blerand Rexhepi

Universiteti i Tetovës me rastin e 26 vjetorit të themelimit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ia ndau titullin Doctor Honoris Causa.

Ahmeti me këtë rast në fjalimin e tij tha se këtë nder të Universitetit të Tetovës, ia dedikon njerëzve që dhanë më së shumti për hapjen dhe ngritjen e kësaj foleje të dijes. Kryetari i BDI-së tha se ky titull i bëhet Abdylselam Eminit me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij, por u bëhet edhe të gjithë ushtarëve, atdhetarëve dhe misionarëve, patriotëve mësuesve dhe pishtarëve të arsimit që mbajtën shpirtin gjallë duke ligjëruar në terr e në fshehtësi për lirin e munguar dhe për sakrificat e panumërta të popullit e të kombit tonë.

Ky është fjalim i plotë i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim:

Sot është 26 dhjetori, dita e themelimit të UT-së. Babai im ka qenë në këshillin e fshatit në Zajaz për grumbullimin e ndihmave për universitetin tonë. Pasi i kaloi 10 apo 20 shtëpi, vinte tek një shtëpi e një të vobekti, e kaloi atë, pasi i bëri 20 hapa, del plaka e shtëpisë dhe e thërret nga pas. Po kthehuni o burra, a shtëpi  e huaj ju duket kjo, a nuk ju duket shtëpi shqiptare si e të gjithë atyre që dhanë para meje? Dhe më rrëfen babai, aq shumë u ngushtuam dhe i them, vlerësuam se ti nuk ke mundësi të përmbushësh një detyrim të tillë.

Mos paqa shumë, por mos më ndani prej të gjithë juve të një gjaku, edhe unë një denar e kam dhe unë dua ta jap për regjistrat e këtij universiteti.

Ky nder që më bëhet mua, i dedikohet këtyre njerëzve që dhanë për hapjen dhe ngritjen e këtij universitet. Ky nder dhe ky titull i bëhet Abdylselam Eminit me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij. I bëhet të gjithë ushtarëve, atdhetarëve dhe misionarëve, patriotëve mësuesve dhe pishtarëve të arsimit që mbajtën shpirtin gjallë duke ligjëruar në terr e n ë fshehtësi për lirin e munguar dhe për sakrificat e panumërta të popullit e të kombit tonë. I dedikohet të gjithë rilindësve tanë sepse ata na mësuan “Vetëm dritë e diturisë përpara do na shpie”.

Unë sot nuk përgatita ndonjë fjalim për zhvillimet e deritanishme sepse mendova më mirë është që t’i kthej në kujtesë të gjithë këta njerëz që bënë për arsimin shqip. Të nderuar, unë erdha këtu për të bërë edhe një zotim para jush, para shqiptarëve, se do vazhdojë pa u lodhur në ngritjen, avancimin e arsimit shqip, në rritjen e cilësisë së arsimit shqip, në rritjen e vlerave si dhe infrastrukturën e universiteteve, në pajisjen e tyre sepse jemi në shekull konkurrent dhe sot vetëm me konkurrencë të fuqishme mund të ecim përpara.

Themelet i kemi ndërtuar, kalatë i kemi ndërtuar, por ama ato duhet t’i forcojmë, ato duhet t’i mirëmbajnë, sepse vetëm me dije, vetëm të përgatitur mirë mund të jemi konkurrent të denjë në të gjitha fushat. Unë zotohem që do të më keni të gjithë ju të fushës së arsimit, partnerë të fortë për të shtyrë përpara arsimin dhe të ngremë kuadro e kuadro që të na përshëndesin dhe të na kanë lakmi të gjithë.

Fjalëve të bukura dhe patriotizmit pa mbulesë i ka ikur koha, sot duhet të punojmë, sot duhet të ndërtojmë. Veprat dhe punët tona flasin tani më së miri.

Next Post

Reagim i ashpër i KF Shkëndija

A thua edhe kjo mund të ndodhë!? Është për të të ardhur keq se si shndërohet në turp dhe vjedhje klasike një ditë që duhej të ishte festë për përcjelljen në pension pas një karriere të suksesshme 25 vjeçare të arbitrit Dimitar Meçkarovski në skenën vendore dhe ndërkombëtare. Pse duhej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: