Ali Ahmeti nga Gostivari: Konsensualiteti është koncept i Evropës së bashkuar

vull

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në kuadër të fushatës zgjedhore presidenciale para qytetarëve të Gostivarit tha se tani po kalohet në një fazë të avancimit të politikave tona dhe për këto politika nuk kanë kapacitet po edhe përgatitje partitë e vogla pasi ky është një projekt i madh.

“Ky është një projekt i ndryshimit jo vetëm të strukturës mendore por edhe instalimit të një filozofie koncepti që është i dobishëm dhe ia arsyeshëm për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Po të ishte i bindur Ali Ahmeti që një gram se nuk e çon përpara çështjen shqiptare nuk do të hyja në asnjë projekt por jam i bindur se çështje shqiptare me këto politika do të ecë përpara dhe ne do të dalim të jemi fitimtarë ku fitojmë të gjithë. Ky është koncept i shteteve moderne dhe ky është koncept i Evropës së bashkuar”, u shpreh Ahmeti.

Kryetari i BDI-së potencoi se kanë hyrë guximshëm pasi e dinë se njerëzit shqiptarët do të analizojnë do të mendojnë deri më 21 prill se për kënd do të votojnë ata për të ardhmen apo folklorizëm.

“Dy herë ne kemi marr pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe na dukej se e përziem detin me shkop pasi nuk materializohej dhe ka gjashtë vite që ne e përpunojmë këtë koncept këtë filozofi se çka bëhet mirë për shqiptarët por edhe gjithë të tjerët. Bashkëqytetarët tanë maqedonas duhet t’i kalojnë paragjykimet ashtu siç edhe neve na kanë mbetur do grimca të vogla paragjykimesh që ti heqim pasi ky shtet shkon përpara duke qenë bashkë dhe nuk duhet hequr dorë nga ky shtet nga tapia e të parëve pasi ky shtet është vendi jonë këtu është historia jonë dhe këtu duhet t’i çojmë proceset përpara kështu siç është nisur kjo rrugë e mbarë. Kjo është rrugë edhe pashkelur, por rrugë të pashkelur dhe ato që i hapëm janë vetëm për guximtarët. Ne kemi bërë matje dhe nuk hyhet qorras në asnjë rrugë pasi shumica dërmuese e shqiptarëve këtë filozofi dhe këtë koncept e mbështesin ta materializojmë dhe të dalim më 21 prill fitimtarë për një Maqedoni në NATO dhe BE dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vend”, tha në fjalën e tij Ahmeti.

Ai më tej tha se shqiptarët janë zotë të këtij vendi dhe se nuk janë qiraxhi dhe se kjo është dëshmuar.

“Sot me krenari bartim flamurin kombëtar sot me krenari po mbahet mësim në tre Universitete në gjuhën shqipe sot me polic ushtarak profesionist administratë publike dhe shtetërore sot me gjuhë të shkruar dhe të folur në të gjitha institucionet e këtij vendi në vendin e të parëve tanë andaj të mos hezitojmë por ta forcojmë dhe ta mbështesim konceptin e ardhmërisë pasi me 21 prill votohet për të ardhmen më të mirë të këtij vendi” u shpreh para qytetarëve të Gostivarit kryetari i BDI-së Ahmeti.

Next Post

Ministrat e Kulturës, Ademi dhe Bogdanoviq, e hapën ekspozitën „Moda evropiane e oborrit malazez“

Në praninë e mysafirëve të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, përfaqësuesit e Qeverisë, ministri i Kulturës, Asaf Ademi, ministri i Kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviq, dje në Muzeun e Luftës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: