Ali Ahmeti nga Vrapçishti: Konsensualiteti garanton proceset euroatlantike

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim  në kuadër të fushatës presidenciale pas Komunës së Bogovinës u ndal dhe në  Komunën e Vrapçishtit për të njoftuar dhe për të sqaruar pse duhet përkrahur kandidati konsensual, me çka i ndanë arsyet se një votim i tillë i sjell vendit anëtarësim në strukturat euro-atlantike vendoset paqja, stabiliteti dhe siguria në vend dhe rajon andaj zgjedhja e presidentit konsensual në krye do të sjell  vazhdimësi të proceseve integruese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se çdo herë ka qenë transparent duke ju ofruar që të dilet me kandidat konsensual, Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit  në zgjedhjet e fundit presidenciale edhe atë me dy emra Vllado Popovskin dhe Denko Malenskin por nuk pati marrëveshje andaj në ato zgjedhje humbi kandidati që kandidon sot Stevo Pendarovski i cili në atë kohë nuk ishte konsensual.Unë nuk shoh gatishmëri nga znj. Siljanovska që të nënshkruaj dokumentet që do të vijnë në të ardhmen si kryetare e shtetit pra unë shohë pengesa ashtu siç ka vepruar deri më tani Ivanovi si me Ligjin e Gjuhës, Marrëveshjen e Prespës dhe shumë ligje tjera duke u rikthyer sërish në rivotim. Nuk kemi kohë për të humbur prandaj ne nuk votojmë vetëm z.Stevo Pendarovskin por ne votojmë për hyrje në NATO dhe  BE dhe votojmë kandidatin konsensual, u shprehë Ahmeti.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti shtoi se këtij vendit i duhet të jetë sa më shpejt në Bashkimin Evropian pasi vetëm atëherë do të ndalin lakminë e të rinjve për të qenë në Zvicër, Angli, Amerikë sepse do të përafrohen standardet si dhe do të duhet  ndërtuar raporte mes shqiptarëve dhe maqedonasve pasi vetëm atëherë do të ecet përpara.Ky shtet varet prej raporteve që do të ndërtojnë shqiptarët dhe maqedonasit.  Forca e shtetit varet se si do të organizohen këto dy komunitete se a do të jemi bashkë për disa procese madhore siç janë pozicionet e Kryetarit shtetit dhe  Kryeministrit. Askush nuk u lëndua nuk pësoi infarkt pse u zgjodh Talat Xhaferi  Kryetar Kuvendi, u bë ministër i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ministër i Mbrojtjes, Fatmir Besimi.   Në këtë moment mendoj që i bëjmë një shërbim vetes tonë që vota të jepet për numrin tre dhe të vazhdojmë që sa më shpejt të jemi anëtarë të denjë të Bashkimit Evropian,përfundoi Ahmeti.

Next Post

Ministri Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve, diskutojmë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të ekonomisë së këtij shteti, z.Sultan Bin Saeed Almansoori. Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: