Ali Ahmeti: Sakrifica e Jasharajve për Kosovën, themel i shtetit më të ri në Evropë

Blerand Rexhepi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka rikujtuar sot sakrificën e familjes Jashari, për të cilën ka thënë se është themel i fuqishëm i shtetit më të ri në Evropë.

Sipas kryetarit Ahmeti, muaji mars për shqiptarët sjell kujtime të dhimbshme, por dhe shumë krenari për sakrificën e luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ahmeti shkrimin e tij në facebook e ka përfunduar me fjalët “ATA VËRTETË JANË GJALLË.”

Next Post

Grubi: Lavdi përjetë Jasharajve!

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka përkujtuar  23 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe familjen që u kthye në simbol të rezistencës, familjen Jashari. Jasharajt bashkë me dëshmorët e kombit janë përkujtesa më e dhimbshme dhe më krenare e lirisë. Lavdi përjetë!-thotë Grubi

Subscribe US Now

%d bloggers like this: