Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës z.Gjergj Dedaj. Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet. Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovës z.Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar akoma më shumë. Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve. Kryetari Ahmeti gjithashtu njoftoi z.Dedaj se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.

Next Post

Fatmire Isaku, do të jetë zv/ministre e Punëve të Jashtme

Fatmire Isaku nga radhët e PDSH-së, do të jetë zv/ministre e ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa lajmin për TV21 e konfirmoi lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: