Ali Ahmeti takon drejtorin e NDI Derek Mitchell

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Inegrim z.Ali Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ Artan Grubi, takuan delegacionin nga NDI i kryesuar nga presidenti z. Derek Mitchell.


Në takim u vlerësua pozitivisht bashkëpunimi dhe përkrahja të cilën e jep Instituti Nacional Demokratik dhe u theksua se Maqedonia e Veriut duke zbatuar reformat kyçe për demokracinë dhe transparencën e institucioneve, shënon progres dhe është shembull në rajon.

Kryetari Ahmeti u falënderua për mbështetjen shumëvjeçare që e jep Instituti Nacional Demokratik, duke theksuar se kjo është ndihmë e madhe për përforcimin e proceseve demokratike në vend dhe është nxitje e madhe se vendi po lëviz në drejtim të duhur, duke siguruar përfitime dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

Përfaqësuesit e NDI-së, shprehën kënaqësi për përparimin dhe bashkëpunimin e institucioneve publike, si dhe projektet të cilat kanë të bëjnë për përmirësimin e punës së Kuvendit dhe afrimin e tij me qytetarët. U theksuan iniciativat dhe bashkëpunimi në drejtim të avancimit të përfshirjes së grave në më tepër aktivitete dhe udhëheqje, hulumtime të opinionit publik dhe të drejta të tjera civile dhe politike.

Next Post

Grubi: Veting të gjithë politikanëve, gjykatësve, prokurorëve

Deputeti dhe Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka paralajmarëruar një iniciativë shumë të guximshme të BDIsë për proces të VETING-ut ose kontrollit të të gjithë politikanëve, prokurorëve, gjykatësve për korrupsion, kriminalitet, përdorim të mjeteve narkotike, etj. Grubi theksoi që ky veting ose kontroll do të vlejë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: