Alternativa: Ambasadori francez Timonie në vizitë te Alternativa

vull

Sot në selinë e Alternativës ishte për vizitë ambasadori i Republikës së Francës në Shkup, Kristian Timonie, i cilit u prit nga kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Gashi e falënderoi ambasadorin francez për vizitën dhe e informoi më hollësisht me ndryshimet e bëra në parti, duke theksuar se: “Alternativa – përkundër dëmit që ka pësuar në kontestin gjyqësor – ka hapur një dritare të re të komunikimit me qytetarët dhe është optimiste se kështu po trasojmë një rrugë të re dhe të rëndësishme për proceset politike në vend”.
Kryetari Gashi foli edhe për rëndësinë zgjedhjeve presidenciale, që sipas tij janë testi më i mirë i demokracisë në vigjilje të raportit të Komisionit Europian, ndërsa u ndal edhe mbështetjen që deputetët e Alternativës e japin për punën e Prokurorisë Speciale Publike.
Ambasadori Timoni e falënderoi Gashin për mikpritjen dhe u zotua që takimet e këtilla të komunikimit e bashkëpunimit të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Next Post

Alternativa: Gashi e takoi Zhbogarin

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, qëndroi ne selinë e misionit të Bashkimit Europian në Shkup, ku u prit nga ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi diplomatin më të lartë të BE-së me zhvillimit më të reja në organizatën politike AlternAtivA, siç […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: