Alternativa: Gashi e takoi ambasadorin e Italisë në Shkup

vull

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup, ku u prit nga ambasadori italian në Shkup, z. Karlo Romeo.
Gashi e njoftoi Ambasadorin Romeo me zhvillimet më të reja politike në Alternativa, ndërsa temë e takimit ishin edhe aktualitetet e përgjithshme politike.
Me këtë rast kryetari Gashi e njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimin që mban Alternativa për zgjedhjet presidenciale, duke theksuar se: “Në duhet të jemi seriozë me këtë çështje dhe nuk duhet të lejojmë shkujdesje, që e ka çmimin e një presidenti që mund t’i ktheje prapa proceset euro-integruese.”
Ndërkaq në lidhje me PSP-në kryetari Gashi potencoi se Alternativa do ta mbështesë punën e kësaj prokurorie si institucioni më i besueshëm në vend.
Ambasadori Romeo e falënderoi Gashin për vizitën dhe e përgëzoi për qasjen e tij konstruktive në proceset euro-atlantike.

Next Post

Nata e mirë e Miraxhit

Nga Dorian Demetja Rrëfimi i mëposhtëm i prezantuar në përmbledhjen e haditheve të Imam Buhariut, përbën momentin kulmor të karrierës profetike. Dhe meqenëse Muhamedi (s.a.s.) është “Vula e të Dërguarve” dhe profeti i fundit, myslimanët besojnë se ky është momenti kulminant i historisë së shenjtë. Është mbresëlënës për shembull fakti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: