AlternAtivA: Hapeni kufirin me Kosovën

vull

Ndonëse para disa ditëve kryetari i partisë, Afrim Gashi, kishte një kërkesë që të hapet kufiri me Kosovën, për fat të keq institucionet akoma nuk kanë vepruar. Kjo është arsyeja që AlternAtivA edhe sot kërkon që urgjentisht dhe pa asnjë prolongim të hapet kufiri Maqedoni e Veriut – Kosovë.

Tashmë janë konsumuar krejt arsyet dhe vonesat, madje edhe zvarritjet e qëllimshme janë bërë të pakuptimta. KUFIRI ME KOSOVËN DUHET TË HAPET SOT DHE MENJËHERË.

Porosia e Alternativës është se nëse institucionet e shtetit nuk e bëjnë këtë, ne do të bëjmë çmos që ta hapim këtë kufi që i ndan familjarët dhe që e pengon këmbimin ekonomik mes shteteve tona dhe popujve tanë.

 

 

Next Post

TAKIMI VIRTUAL I KRYETARIT XHAFERI ME ISH-DEPUTETËT E PARLAMENTIT EVROPIAN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim virtual me delegacionin e ish-eurodeputetëve në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga ish-Kryetari, dr. Hans Gert Potering. Duke i uruar për rizgjedhjen si Kryetar i Kuvendit, dr. Potering e theksoi kontributin e tij në stabilizimin e punës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: