AlternAtivA: Për kë vlen dënimi për mosmbajtje të maskës në RMV?

vull

Ditëve të fundit shohim se eksponentë të lartë qeveritarë pozojnë në vende të mbyllura e të hapura pa mbajtje të maskave, që për qytetarët e tjerë janë të detyrueshme dhe ata, madje, ndëshkohen për mosmbajtje të tyre. Siç e pamë, para do ditëve vetë kryeministri, Zaev, e ministri i Shëndetësisë, Filipçe, pozuan pa maska dhe pa distancë, ndërsa dje Ali Ahmeti me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe krejt ministrat e kësaj partie, ishin mbledhur bashkë, që të festojnë ditëlindje patetike në kohë pandemie, edhe ata pa maska e pa distancë, gjithë kjo në kohën kur qytetarët gjobiten gjithandej për maska.
Prandaj, AlternAtivA e pyet ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se për kë vlen dënimi për maska në këtë shtet? A vlen ky dënim vetëm për qytetarët e rëndomtë që nuk janë në pushtet apo për të gjithë qytetarët njësoj? Nëse përgjigjja juaj është e dyta, atëherë ne presim që ju t’i dëshmoni opinionit se Ministria e Punëve të Brendshme i ka dënuar këta persona për mosmbajtje të maskës. Vetëm atëherë ju do të keni të drejtë të vazhdoni t’i dënoni qytetarët për mosmbatje të maskës. Në të kundërtën, ju nuk keni moral për të shqiptuar më dënime dhe kjo do të jetë dëshmi se juve ju ka rënë maska dhe jua ka zbuluar fytyrë e vërtetë të një qeverisje që ka për qëllim t’i rrjepë qytetarët për t’u azdisur pushtetarët.

Next Post

Grubi dorëzon në Qeveri planin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ

Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot në pajtim me obligimet ligjore nga ligji K5, i ka dorëzuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informatën me planin për shpërndarjen e punonjësve administrativ. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi planin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: