AlternAtivA: Zaevi ka blerë vaksina vetëm për partinë e tij dhe filialet e saj

vull

Pas informacioneve zyrtare se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ka siguruar vaksina për rreth 3000 qytetarë, të cilat do të vijnë në muajin mars dhe të tjerat nuk dihet kur, lirisht mund të konstatojmë se kjo qeveri vetëm për interesa të popullit nuk punon. Kjo sasi vaksinash mbase është planifikuar për partinë e tij dhe filialet përreth saj.
Të mbulosh me vaksina 1-2% të popullsisë, kjo jo vetëm që është papërgjegjësi e jashtëzakonshme, por njëherazi e shpjegon më së miri se cili është interesi real i kësaj qeverie. Kjo e shpjegon më saktë edhe angazhimin e kësaj qeverie për ta legalizuar drogën. Një qeveri që e ka mendjen te droga, nuk mund ta ketë mendjen edhe te shëndeti i qytetarëve
Sa për informacion dhe krahasim, Serbia nga e hëna e fillon ciklit e dytë të vaksinimit me rreth 20 mijë doza, Bullgaria po ashtu e pret dërgesën e dytë me 25 mijë vaksina, ndërsa Republika e Shqipërisë ka njoftuar se tashmë ka siguruar gjysmë milioni vaksina, prej të cilave dërgesa e parë do të arrijë atje brenda janarit
Vetëm këto shifra, pa folur për standardin europian dhe amerikan të vaksinimit, janë dëshmi e mjaftueshme se Maqedonia e Veriut, pikërisht për shkak të pakujdesisë së kësaj qeverie ose kujdesit të saj për tema të kundërta me interesin qytetar, do të vazhdojë të llogarisë viktimat e pandemisë dhe do të vazhdojë ta arsyetohet se aq mund të bëjë.
Prandaj, AlternAtivA konsideron se heqja qafe e kësaj qeverie, nëse jo për tjetër gjë, së paku për këtë arsye, tashmë është bërë detyrim. Thjesht, bëhet fjalë për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Next Post

Tetovarit i vjen fatura e EVN-së një mijë e pesqind euro për një muaj edhe pse ngrohet me dru (FOTO)

Mbrëmë në rrjetet sociale në qendër të vëmendjes ka qenë fatura e energjisë elektrike prej 1 500 eurosh që u publikua nga tetovari G.S. Derisa 1 muaj më herët fatura ka qenë vetëm 2 186 denarë, fatura e muajit të fundit (dhjetor) është në vlerë prej 89 583 edhe pse […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: