AMBASADA E SHBA-SË ME DONACION TË PAJISJEVE MBROJTËSE MJEKËSORE U KYÇËN NË LUFTËN KUNDËR COVID 19

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e Koordinuesit Kombëtar për shpërndarje të ndihmës së huaj në vend dhe Ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe, sot, në prezencë të Ambasadores së SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, e pranuan donacionin e SHBA-së i cili përbëhet prej pajisjeve mbrojtëse mjekësore për luftë kundër COVID 19.

” Ja ku jemi sot, pikërisht në vendin ku po dorëzohet një pjesë e asaj ndihme të madhe të paralajmëruar prej më shumë se një milion dollarë. Bëhet fjalë për pajisje mbrojtëse siç janë, rroba mbrojtëse, maska etj. të cilat janë të dedikuara për mjekët, për epidemiologët dhe për punonjësit tjerë të shëndetësisë. Kjo pajisje u vendoset në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për shëndet publik, të cilëve u është më së shumti e nevojshme, duke pas parasysh se pajisjet do t’i përdorin personat mjekësor të cilët janë në rreshtin e parë për të mbrojtur vendin nga epidemia” – theksoi Osmani, me çka shprehi mirënjohje ndaj SHBA-ve dhe deri te Ambasadorja Kate Byrnes, për këtë mbështetje në luftën kundër COVID 19, me çka në vepër demonstruan solidaritet dhe miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

” Si koordinues kryesor i ndihmës së huaj, jam i sigurt se ky bashkëpunim me ambasadën, me Ambasadoren, por edhe me USAID-in, dhe agjencitë dhe përfaqësitë tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojë edhe më tej, me çka do të realizohet e gjithë ndihma e paralajmëruar, e që do të thotë, mbrojtje e suksesshme nga kanosja e virusit COVID 19″ – shtoi Osmani.

Ministri i shëndetësisë Doc. Dr. Venko Filipçe shprehi mirënjohje ndaj Ambasadores amerikane Kate Marie Byrnes për donacionin nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndihmë e cila në këto momente është e domosdoshme për ballafaqimin e vendit me virusin korona. Me këtë rast, ai theksoi se ky donacion i pajisjeve mbrojtëse për punonjësit mjekësor do tu ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Next Post

Dr. Sc. Besnik Rexhepi: Në kohë pandemie natyra ka filluar të marrë frymë lirshëm

Profesori i biologjisë në Universitetin e Tetovës, Dr. Sc. Besnik Rexhepi, në një komunikim publik në faqen zyrtare të UT-së, në rrjetin social facebook,  është shprehur se Covid – 19, përtej ndikimit negativ të karantinimit, apo vetizolimit, ka prodhuar edhe efekte pozitive që kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: