Ambasada shqiptare në Shkup, ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit tragjik

vull

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, ka shprehur ngushllime deri te familjarët të cilët kanë humbur të dashurit e tyre në fatkeqësinë e së mërkurës në autostradën Shkupt-Tetovë në afërsi të fshatit Laskarcë, raporton KOHA. Njëkohësisht, ambasada shqiptare uron shërim të shpejt për të lënduarit.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e saj të thellë për aksidentin auto-mobilistik të pasditës të së mërkurës që ndodhi në autostraden Shkup-Tetove, shpreh ngushellimet më të ndjera për familjet e viktimave, si dhe uron shërim të shpejt për të lënduarit. Qeveria e Shqiperisë ndan me vëllezërit e motrat shqiptare dhimbjen e thellë e njëkohesisht vlerëson solidaritetin njerëzor në ndihmë të të lënduarve, si dhe veprimin e asistencën e menjëhershme të strukturave shtetërore në ndihmë të tyre”, thuhet në telegram ngushllimin e Ambsadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup. (Koha.mk)

Next Post

Për shkak të një aksidenti, ndërpritet komunikacioni në rrugën Strumicë-Radovish

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të një aksidenti është ndërprerë qarkullimi në magjistralen Strumicë-Radovish. “Që nga ora 21:20 është ndërprerë trafiku në të dy drejtimet në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish dhe anasjelltas, për shkak të një aksidenti trafiku pranë kryqëzimit të Gradashorskës”, thuhet në kumtesën e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: