Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

vull

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj e vizitoi Universitetin e Tetovës

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, sot e vizitoi Universitetin e Tetovës dhe zhvilloi një takim me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ku diskutuan tema të ndryshme, me theks të veçantë për zhvillimet në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin mes institucioneve përkatëse në fushën e arsimit dhe shkencës.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedaj e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë ndër vite nga intelektualë të njohur nga Republika e Kosovës për këtë institucion.

“Unë, u shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për përkrahjen e jashtëzakonshme, kontributin e dhënë ndër vite, që nga koha e themelimit të UT-së, nga profesorët e Universitetit të Prishtinës të cilët kanë qenë të fushave të ndryshme që kanë qenë interes për njësitë tona akademike. Puna e tyre ka qenë një bazament i fortë për ngritjen dhe ndërtimin e përgjithshëm institucional të Universitetit tonë. Ndaj, mirënjohja jonë për vëllezërit tanë nga Kosova ka qenë dhe do të mbetet e përhershme”, tha Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj shprehu konsideratën e tij për mirëfunksionimin e Universitetit të Tetovës dhe si i tillë jep kontribut të çmuar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe më gjerë.

“ I nderuar Rektor, më lejoni të ju falënderoj për pritjen miqësore në institucionin tuaj, sikundër dëshiroj të ju falënderoj për trajtimin e mirë dhe vëllazëror ndaj djemve dhe vajzave tona, studentë të universitet tuaj. Ky institucion i njohur tashmë për rajonin jep kontribut të drejtpërdrejtë për edukimin – arsimimin e qindra të rinjve nga Kosova dhe përgatitjen e tyre profesionale. Këto kuadro që i mbarojnë studimet në universitetin tuaj japin kontribut të drejtpërdrejtë për shtetformimin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu dëshiroj ta nënvizoj edhe bashkëpunimin shumë korrekt që keni ndërtuar me universitetet publike e private nga shteti ynë dhe në këtë mënyrë ju si universitete me pjesëmarrje të përbashkëta në projekte të ndryshme ndërkombëtare keni kontribuar fuqishëm për arsimin e lartë dhe hulumtimet shkencore”, deklaroi ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë, ekselenca e tij Gjergj Dedaj.

Pas takimit, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë, Gjergj Dedaj e vizituan lapidarin “Flakadani i Kujtesës” dhe shtatoren e Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani, si dhe shkëmbyen dhurata simbolike me njëri-tjetrin.

Zyra për informim

 

 

 

Next Post

Shoqata “Tradita” dhe Komuna e Tetovës - në qendrat arsimore do të ekspozojnë materiale sensibilizuese për pandeminë Covid -19

Në prag të fillimit të vitit të ri edukativ –arsimor 2020/2021, në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, do të ekspozohen materiale sensibilizuese për pandeminë Covid -19. Shpërndarja e këtyre materialeve realizohet nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Sektorin për veprimtari publike në Komunën e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: