Ambasadori i OSCE-së z. Klemens Koja në vizitë zyrtare në selinë e RDK-së

vull

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi dhe Sekretari i përgjithëshëm Suhejl Fazliu në selinë e RDK-së priti në takim zyrtar përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup, ambasadorin z. Klemens Koja  dhe shefi i zyrës politike z. Jeff Biely Në këtë takim shumë përmbajtësor u diskutua për aktualitetin politik në përgjithësi dhe për zgjedhjet e parakoshme parlamentare.
Kryetari i RDK-së Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE-së se RDK-ja ka dhënë dhe do të vazhdoj të jap kontribut serioz për çështjet e rëndësishme për vendin dhe për këtë të gjith partitë politike e kanë për obligim të ndihmojnë dhe të luajnë rol konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe vendit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e lartë të OSBE-së që bashkarisht me faktorët tjerrë relevant ndërkombëtarë të kërkojnë nga partitë politike në vend sjellje korrekte dhe të sinqertë dhe të organizohen zgjedhje fer dhe demokratike të cilët kanë një rëndësi të madhe për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Ambasadori z. Koja  siguroi kryetarin Memedi se OSBE me vëmendje është duke e ndjek situatën në vend, dhe se të gjith partitë politike në shtet duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të japin kontributin e tyre në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, zgjedhje të cilët janë të rëndësishme për rrugën e Maqedonisë së Veriut për në BE.
Next Post

Grubi: BDI, e vetmja parti që ka marrë vendim për t’u hetuar të gjithë funksionarët e vet

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit edhe deputet i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut ,Artan Grubi në emisionin “Rruga drejt”, ka përsëritur se Vetingu është shumë i rëndësishëm dhe do të mundësojë pastrimin e gjyqësorit në përgjithësi dhe kjo do të ketë një efekt pozitiv […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: