Analistët : BDI dhe Ahmeti të heqin qafe drejtorët e përjetshëm

vull

Tani është koha për fytyra të reja që do të zinin vendin e drejtorëve të përjetshëm ndërsa BDI dhe Ali Ahmeti duhet përfundimisht të heqin dorë nga avancimi i të njëjtave figurave brenda partisë.Kështu vlerësojnë analistët politikë informon TetovaSot.
Sipas analistëve institucionet kërkojnë profesionistë e jo partiakë ose shërbyes publikë të partive që nuk gëzojnë rejting.

Analisti politik dhe njohësi i mirë i rrethanave politike Selim Ibraimi një një deklaratë për TetovaSot thotë se BDI dhe Ali Ahmeti duhet përfundimisht të heqin dorë nga avancimi i të njëjtave figurave brenda partisë.
“Tash gjatë këtij mandati kur vendi pret t’i fillojë bisedimet me BE dhe kur është anëtare e NATO—s të gjithë duhet të reflektojnë e këtë Ali Ahmeti duhet ta bëjë sa nuk është vonë pasi votuesit dhe institucionet kërkojnë profesionistë e jo partiakë ose shërbyes publikë të partive që nuk gëzojnë rejting” deklaroi analisti Ibraimi. Sipas tij nëse Ahmeti është për vlera dhe ulje të nepotizmit këtë politikë të re duhet ta bëj që tani dhe pa dilema. “Nga burokratë të tillë nuk ka askushi fitim pasi rizgjedhja e tyre vetëm dua dëmtojë partinë. Këtu do të shtoja se e njëjta vlen edhe me arsimin ku të të njëjtit klan rizgjidhen si dekanë apo shefa katedrash. Kjo duhet të parandalohet tani ose kurrë” deklaroi Selim Ibraimi.
Në anën tjetër analisti politik Arben Llalla thotë për TetovaSot se BDI dhe z.Ahmeti bashkë me forumet drejtuese ecin me hapat e kohës. Sipas tij BDI ashtu siç bëri reforma në struktura e degëve të saj, listat e për deputet do bëj reforma besoj edhe në drejtuesit e qeverisë. “Prandaj ka ardhur koha për fytyra të reja, të kenë kapacitete dhe energji që do të çojnë sa më shpejtë vendin në anëtarësimin e BE. Askush nuk është i përjetshëm, kështu edhe ata që mendojnë se janë drejtor të pazëvendësueshëm e kanë gabim, të gjithë jemi të zëvendësueshëm” deklaroi Lalla. Vendi dhe qeveria sipas tij kanë nevojë për reforma të thella, të cilët i kryejnë njerëzit profesionistë, të dëshmuar për sukseset si brenda vendit ashtu edhe jashtë.

Next Post

346 shoferë të sanksionuar në Shkup: 150 për shpejtësi të shpejtë, 28 motoçiklistë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.09) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsejt 246 sanksione, ndër të cilat drejtimi i automjetit pa patentë shofer 17 persona, tejkalim i shpejtësisë 150 kundërvajtje, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: