Analistët komentojnë përçarjet në ASH: E pritur pas dështimit për unifikim dhe koalicionit joparimor

Blerand Rexhepi

Në prag të zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoninë e Veriut që duhej të mbaheshin më 12 Prill por që u anuluan për shkak të pandemisë nga Covid-19, në partinë më të madhe opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë filluar përcarjet e thella që nisën në Degën e Tetovës por që më pas u shtrinë edhe në struktura të tjera.

Dy ditë më parë në Degën e ASH-së ka pasur përplasje mes kryetarit të degës në Tetovë, Altrim Mamutit dhe grupit të të përkrahur nga Ziadin Sela.
Analistët politik i shohin këto përcarje brenda ASH-së si rezultat i pakënaqësive brenda strukturave partiake por edhe për shkak të një koalicioni përplot dallime të shumta midis ASH-së dhe Alternativës derisa kjo e fundit vazhdon akoma të jetë pjesë e qeverisë teknike.

Analisti Argëtim Saliu tha se realisht edhe është pritur një përçarje e tillë në këto dy subjekte politike, pasi që pakënaqësit ishin të mëdha brenda strukturave të tyre, e që vinin pas dështimit për unifikimin e tërësishëm të opozitës dhe për shkak të koalicionit joparimor dhe dallimeve programore që kanë këto dy subjekte politike.

“Edhe pas shumë thirrjeve dhe tentativave për unifikim të bllokut politkë opozitarë, këto subjekte politike treguan se fatkeqësisht ende nuk janë të liruara nga bajraktarizmat dhe egot personale ” thotë Saliu.

Sipas tij përçarjet e tilla tregojnë se këto subjekte të “reja” politike, ende vazhdojnë me traditat e vjetra, duke anashkaluar idetë dhe kontributin e strukturave bazë në nivelin horizontal të subjektit politik.

“Andaj këto ndasi dhe përçarje janë edhe tregues i një paaftësie të subjekteve opozitare dhe pa dyshim se përçarjet e tilla shkojnë në dëm të shqiptarëve, pasi që shqiptarët po u humbasin në përfaqësimin sa më të madh në organet përfaqësuese”, deklaroi Argëtim Saliu.

Në anën tjetër analisti politik Selim Ibraimi thotë se janë të zakonshëm tek partitë shqiptare që të krijohen fraksione apo mospajtime për shkak të lidershipit apo problemeve të brendshme të organizimit. “Në përgjithësi nga viti 1991 asnjë parti politike shqiptare në Maqedoni nuk ka mundur të zhvillohet dhe prezentojë drejt interesat e votuesëve shqiptarë duke injoruar Pollogun, pra Tetovën dhe Gostivarin.Një lider që i ka bërë llogaritë personale dhe grupore me interesat kolektive dhe të votuesit nuk do të shkojë larg në politikë dhe aq më pak si parti e organizuar dhe e unifikuar” shprehet analisti Ibraimi .Sipas tij në partitë politike shqiptare mungon mendimi, respektimi I mendimit alternativ dhe pavendosmëria e liderit apo kryesisë partiake për t’i dëgjuar dhe pranuar kërkesat e degëve apo nëndegëve.

”Në fund do të thoja se partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë shkapërderdhur dhe më tepër janë subjekete të partive maqedonase dhe grupeve të ndryshme me interesa financiare dhe pa një ideologji dhe koncept modern partiak. Edhe rastin konkret nëse informatat janë të sakta, votuesi do të pësojë më shumë” deklaroi Selim Ibraimi analist politik.

Ndryshe në mbledhjen e ardhshme të liderëve që do të mbahet në fillim të javës tjetër,pritet të ketë një marrëveshje për datën e zgjedhjeve .Nuk dihet akoma nëse do të arrihet një konsensus për këtë cështje në ndërkohë që qëndrimet e liderëve politikë lidhur me datën e zgjedhjeve janë shumë të ndryshme.

Next Post

BDI: 750 teste në ditë që ti kthehemi shpejt jetës normale

Disiplina, përgjegjësia dhe qëndrueshmëria kanë qenë dhe janë arma kryesore e ballafaqimit të suksesshëm të deritanishëm me pandeminë e krijuar nga virusi COVID-19. Vlerësimi i liderit të BDI-së Ali Ahmeti se ndodhemi në situatë lufte me armik të padukshëm që rrezikon jetën e çdo qytetari dhe se  përderisa jemi në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: