Angellov: Së bashku me Reisin, Shaqir Fetahun dënuam thirrjet “UÇK UÇK” dhe “Shqipëri e Madhe”

vull

Angellov: Së bashku me Reisin, Shaqir Fetahun dënuam thirrjet “UÇK UÇK”  dhe “Shqipëri e Madhe”

Sot, në kuadër të aktiviteteve shoqërore  të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QMK-së Stojance Angelov, së bashku me nëndrejtorin Ekrem Zendeli, patën një takim produktiv dhe pozitiv me personin e parë – kryetarin e BFI-së  Reisul Ulema H . Hfz Shaqir ef. Fetai, në Shkup.

Sic thuhet në Kumtesë, është vlerësuar autoriteti i Reisit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe ndikimi pozitiv te të gjithë qytetarët andaj Angellov a shprehur  kënaqësinë me komunikimin e drejtpërdrejtë të vendosur dhe mirëkuptimin dhe përpjekjet e mëdha reciproke për një të ardhme produktive dhe paqësore të vendit,

Bashkëbiseduesit thuhet në kumtesë kanë rëndë dakord për disa gjëra të rëndësishme që janë në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe pasi aktivitetet nuk duhet të ndalen:

– Çrrënjosja e dhunës ndëretnike mes të rinjve, në mënyrë që në jetën e përditshme në rrugë, ata të mos i nënshtrohen thirrjeve ndëretnike të urrejtjes të cilat janë të mbrapshta për të gjithë qytetarët në vend,

 

– Dënimi i përbashkët i radikalizmit dhe nacionalizmit, të tilla si brohoritja e fundit e “UCK-UCK” dhe “Shqipëria e Madhe” në çdo tubim, protestë apo ngjarje, sepse ajo drejtpërdrejt zhvendos vëmendjen nga qëllimi i ngjarjes, duke protestuar dhe nxitur intolerancën ndëretnike dhe urrejtje, dhe natyrisht

 

– Punona vazhdimisht në vlerësimet e rrezikut të sigurisë që janë pjesë e punës së QMK-së, në bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë në shoqëri dhe në Sistemin e Menaxhimit të Krizave

Next Post

Grubi publikon projektet Qeveritare për komunën e Strugës (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij në facebook ka publikuar të dhënat se çfarë në realitet ka bërë qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për komunën e Strugës. Grubi përmes një videoje ka numëruar vetëm disa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: