Gjykata e Apelit do të vendosë sot për ankesat e të akuzuarwve pwr rastin Titanik 2 , Sasho Mijalkov dhe Menduh Thaçi, dhe ish anëtarët e KSHZ-së, pasi Gjykata Penale i dënoi ata në mars të këtij viti në burg nga tre deri në katër vjet e gjysmë për parregullsi zgjedhore nw zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Prokurori i lartë publik Sonja Simovska do të marrë vendin e prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
Kjo vjen pasi çështjet e PSP-së u morën nga prokuroria e shtetit.