Appathurai: Marrëveshja e Ohrit arritje e madhe politike që siguroi të ardhmen demokratike të RMV-së

Kohanews Admin

Në emër të NATO-së, dua të përgëzoj ngrohtësisht popullin e Maqedonisë së Veriut derisa po shënoni këtë moment kyç për historinë e popullit tuaj. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ka qenë një arritje e madhe politike. Kështu është shprehur zëvendës ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, James Appathurai gjatë konferencës organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e ministrisë për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zotëri President, Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj. Është një nder për mua të jem me ju sot, edhe pse për fat të keq vetëm përmes këtij video regjistrimi. Në emër të NATO-së, dua të përgëzoj ngrohtësisht popullin e Maqedonisë së Veriut derisa po shënoni këtë moment kyç për historinë e popullit tuaj. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ka qenë një arritje e madhe politike. Ajo jo vetëm që siguroi të ardhmen demokratike të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu hapi rrugën drejt bashkëpunimit më të ngushtë rajonal, stabilitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe integrim më të ngushtë midis Maqedonisë së Veriut dhe bashkësisë euroatlantike, pak më shumë se një vit më parë, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e tridhjetë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut edhe atë pas shumë viteve të dialogut politik, bashkëpunimit praktik dhe kontributeve konkrete për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, të kombinuara me një angazhim të fuqishëm për reformat e brendshme” ka deklaruar Apathurai.

Sipas Apathurai MO-ja është një arritje e jashtëzakonshme, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për NATO-në. Për NATO-në, ajo demonstron suksesin e vazhdueshëm të politikës sonë “Derë e Hapur” dhe për Maqedoninë e Veriut, ajo demonstron se përkushtimi për reforma përfundimisht shpërblehet.

“Vendi juaj jep një shembull për të gjithë partnerët e NATO-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe gjetiu, të cilët janë të përkushtuar për të bërë reforma dhe dëshirojnë të bashkohen me këtë Aleancë. Në Samitin tonë në Bruksel në qershor, krerët e NATO-së ri konfirmuan se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-në me qëllim që ne të mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tij dhe për të mbështetur aspiratat euroatlantike të vendeve në rajon. Duke vazhduar përpara, NATO do të rrisë dialogun e saj politik dhe bashkëpunimin praktik me vendet e rajonit. Për të mbështetur përpjekjet për reforma, për të promovuar paqen dhe sigurinë rajonale dhe për të kundërshtuar ndikimin malinj të aktorëve të jashtëm”, është shprehur zëvendës ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, James Appathurai.

Sipas tij vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reforma e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, të gjitha do të mbeten të rëndësishme për bashkëpunimin midis vendeve në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e vazhdueshëm euro-atlantik të të gjithë rajonit. Dhe NATO do të jetë atje për të ndihmuar.

Next Post

Byrnes: Ohri dhe Prespa e dërguan vendin në NATO dhe në prag të BE-së

Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është marrëveshje e përsosur, por ajo ofron përmbushje të dëshirave në të ardhmen dhe kalimin drejtë mospajtimeve të kaluara. MKO është marrëveshje e cila Republikën e Maqedonisë së Veriut e dërgoi në NATO dhe në prag të aderimit të Bashkimit Evropian. “Në botën e sotme […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: