Arianit Hoxha bëhet si Menduh Thaçi

Kohanews Admin

Partitë politike shqiptare me Kongrese të centralizuara jo vetëm që nuk sjellin risi por ato vazhdojnë të imitojnë njëra-tjetrën shkruan Tetovasos. Rasti i fundit ka të bëjë me Kongresin e sotëm të Lëvizjes Besa e cila në finalen e saj zgjodhi thuajse të njëjtat figura në kreun e partisë. Derisa të merrte edhe një tjetër mandat lideri aktual Bilall Kasami ishte thuajse e sigurtë sepse ishte i vetëm në garë, por ky Kongres “rilindi” edhe një tjetër binom si dikur Xhaferi-Thaçi ndërsa tani me të njëjtin mentalitet vetëm se në kohë dhe rrethana të ndryshme Besa zgjodhi binomin Kasami-Hoxha.

Lëvizja Besa ka mbajtur kongresin e dytë të partisë ku për kryetar ka rizgjedhur Bilall Kasamin, ndërsa zëvendëskryetar ish ministrin e Bujqësisë Arianit Hoxha.
Ky i fundit de fakto me pozicionin e ri bëhet si Menduh Thaçi në kohën kur partia e tij ishte në pushtet ndërsa mbante postin e zëvendëskryetarit pas Arbër Xhaferit në PDSH-në e dikurshme përcjellë Tetovasot.

Kongresi i Lëvizjes Besa tregoi edhe njëherë se sa të centralizuara janë partitë shqiptare dhe ndryshimet në pozicione tek krerët më të lartë nuk ndodhin kurrë ose janë vetëm kozmetike.

Ndryshe Arjanit Hoxha u zgjodh sot zv/kryetar i Lëvizjes Besa në kongresin e dytë që u mbajtë në sallën Boris Trajkovski në Shkup, ndërsa më parë ai ishte Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Hoxha ne këtë rast tha se falenderojë kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami si dhe delegatët që më dhanë besimin për të qenë zv/kryetar i Lëvizjes BESA në katër vitet e ardhëshme. /TetovaSot/

Next Post

Nafta është bërë makthi i botës - 130 dollarë për fuçi

Përpjekjet e ethshme të blerësve në tregjet globale të naftës për të siguruar sasi të mjaftueshme të këtij burimi energjie nga frika e mungesave të mundshme shkaktuan një shpërthim të çmimeve të “arit të zi” sot. Pas rritjes me 21% javën e kaluar, nafta europiane “Brent” vazhdoi rritjen e saj […]

Subscribe US Now