Arrestohen vjedhësit, të cilët vodhën para nga një Bankomat në Gostivar

vull

SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer në datë 1 dhjetor të vitit të kaluar nga një bankomat, të vendosur në një shitore në Gostivar.

“Për veprën në fjalë, deri në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, ka ngritur padi penale kundër pesë personave: M.A. (32) dhe R.R. (33) nga Svillarja e Poshtme e Shkupit, N.R. (47) dhe A.B. (36) nga Haraqina e Shkupit dhe kundër 24-vjeçarit M.K. nga Republika e Shqipërisë.

Dy personat N.R dhe A.B. këtë mëngjes (10 janar) janë privuar nga liria, kurse personi R.R. po mbahet në paraburgim për një vepër tjetër penale.

Të pandehurit dyshohet se kanë vjedhë një milion e 800 mijë denarë nga një bankomat duke përdorur forcën dhe pasdite me parashtresë adekuate janë dërguar para gjyqtarit, në një procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Next Post

Lëvizja VETËVENDOSJE: Shpallim zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë. Në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021. Të gjithë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: