Arrestohet dileri nga Shkupi, sekuestrohet drogë

vull

Mbrëmë, (02.12.2020) në ora 19:00 nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.M. (40), i cili në rajonin e Gjorçe Petrovit ka ofruar shitjen e marihuanës. E.M. ka qenë i pikasur nga ana e inspektorëve të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë, të cilët gjatë kontrollit ndaj tij, kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një qese me marihuanë, e cila ka qenë e përgatitur për shitje të mëtutjeshme. Personi është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është kryerës i veprës penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit Penal.

 

Next Post

Kujt i thotë 'Ki me pa' në projektin e parë këngëtari Nico?

Nico, një emër i ri i skenës por shumë premtues për shkak të performancës së tij të bukur që në projektin e parë që e ka sjellë nën titull ‘Ki me pa ti’, një këngë e bukur dhe ritmike e cila e sjellë në skenën shqiptare si emër të ri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: