Më daën 01.12.2020 nga ana e Njësitit të Policisë Intervenuese është privuar nga liria A.F. (37) nga Shkupi, për të cilin është lëshuar urdhëarrest nga Njësia për Çështje Kriminalistike Gazi Babë, për shkak të dyshimit se ka kryer më shumë vepra penale vjedhje të rënda në shtëpi uikendi në rajonin e Gazi Babës.
Nga ana e Njësisë për Çështje Kriminalistike Gazi Babë janë zbardhur nëntë vepra penale vjedhje të rënda në shtëpi uikendi, me dëshmi materiale. Me fletëdenoncim penal me procedurë të shpejtë i denoncuari A.F. është shoqëruar për ta marr në pyetje para Prokurorit publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike -Shkup.
Pas marrjes në pyetje, A.F. është shoqëruar deri te Gjykatëi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale -Shkup dhe pas dëshmive të nxjerrura atij i është shqiptuar masa e paraburgimit.