Arrinë Donacioni i bashkombasve tanë i dedikuar për Spitalin e Tetovës

Kohanews Admin

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit i ka dhënë të martën një donacion Spitalit Klinik të Tetovës. Në donacion janë përfshirë 500 pako të përbëra nga batanie, çarshafë, jastëkë dhe kallëpe jastëku në vlerë prej 10,000 euro,që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali.

Me këtë rast drejtori i këtij institucioni shëndetësorë në Tetovë Florin Besimi ka shprehur mirënjohjen e thellë për këtë akt të madh të tyre. “Në emrin tim dhe te stafit të Spitalit Klinik të Tetovës, dua të shpreh falënderimin për donacionin, Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Texasit dhe dua të falënderoj z. Bruno Ceka që ka zgjedhur këtë mision të gjerë donacionesh ta fillojë pikërisht me spitalin tonë “deklaroi drejtori i Spitalit z. Besimi.

Ai u shpreh më tej se dua t’i siguroj donatorët por edhe opinionin publik që ky donacion që është kontribut i komunitetit shqiptar të Amerikës do t’i shërbejë sa më mirë dhe sa më gjatë nevojave të pacientëve tonë.

Next Post

Për vazhdimin e vlefshmërisë së raporteve specialistike  

Për arsye të përkeqësimit të situatës me virusin Kovid-19 në muajt prill dhe maj 2021, një numër i madh institucionesh shëndetësore publike funksionojnë si qendra për kovid. Për shkak të lëshimit të pandërprerë të recetave, pushimeve mjekësore dhe pajisjeve ortopedike, Fondi, për të përmbushur nevojat e të siguruarve në këtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: