Arta Bilalli – Elmi Azirit: Bllokuat iniciativën për punën online të Kuvendit

Blerand Rexhepi

Në emisionin debativ Top tema në Tv Telma të ftuar janë deputetë nga parti të ndryshme e mes tyre përfaqësuese nga BDI deputetja Arta Bilalli Zendeli, nga ASH Elmi Aziri, nga VMRO Dafina Stojanovska dhe deputeti i LSDM-së.

Në debat e sipër deputetja Arta Bilalli Zendeli i ka përmendur deputetit Aziri se si gjatë vitit të kaluar për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë e Covid 19 ishte marrë iniciativë për të punuar online Kuvendi republikan dhe pikërisht ka qenë opozita që e ka bllokuar atë.

“Në nëntor të vitit të kaluar u inicua që Kuvendi të fillojë të punojë online dhe ishit pikërisht ju ata të cilët e bllokuat këtë iniciativë me mijëra amandamente”, ka theksuar kështu deputetja Bilalli-Zendeli.

https://fb.watch/4ZxH-6zkLc/
Next Post

Analizë/Flasin eskpertët: Komunikacioni i biçiklistëve mund të realizohet në tre mënyra

Shtegu i ri i biçikletave përgjatë bulevardit “Ilindenit” në Tetovë është bërë objekt talljeje përmes rrjeteve sociale sepse pengesat konkrete të mbetura në sipërfaqe, në disa trotuare nuk ka ulje të bordurave në nivelin e sipërfaqes së rrotullimit dhe ka edhe pengesa të lënë përgjatë shtegut. Më 12 Prill, përmes […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: