Artan Grubi: Miqësi e përhershme me SHBA dhe BE-në

Blerand Rexhepi

Do të punojmë fuqishëm në drejtim të kultivimit të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, kështu deklaroi sot Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek cështja e përdorimit të gjuhëve duke thënë se do të intensifikojmë dinamikën e zbatimit të Ligjit për përdorimin e tyre, pra gjuhëve.

“Do të kompletojmë Agjencinë për përdorimin e gjuhës dhe Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve” tha Artan Grubi zëvendëkryeministër i parë.

Ai foli edhe për prioritete të tjera të rëndësishme në këtë mandat qeveritarë .Grubi u shpreh se do të bashkëpunoj me kolegët e mi për rritje të cilësisë në arsim dhe kulturë, si fusha që sjellin afërsi mes qytetarëve.

Gjithashtu do të bashkëpunoj me sektorin e biznesit për mbështetje të raporteve të mira mes bashkësive etnike dhe vlerave të tolerancës dhe respektit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe besimin e ndërsjellë në mjediset e tyre të punës, në mënyrë që të shfrytëzojnë potencialin e plotë njerëzor të vendit tonë tha ai.

Zëvendëskryeministri i parë tha se pPoashtu do të përkrah fuqishëm kundërshtimin ndaj indoktrinimit fetar, intolerancës fetare dhe etnike të prodhuar në hapësira mediatike dhe rrjete sociale.

Next Post

Grubi: Do t’ju njohim diplomat e fakulteteve administratorëve

Zëvendëskryeministrit i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Sistemit politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi tha se në bashkëpunim me Jetonin, ministrin për shoqëri informatike dhe administratë në afat sa më të shpejtë, do të sigurojmë që të gjithë të punësuarit të sistemohen në vende […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: