Deputeti i BDI së Artan Grubi i uroi fitoren Pendarovskit duke theksuar se fjalimi i tij i sotëm si president ishte tejet i qëlluar. Ai e përshëndeti zotimin e tij për bashkimin e të gjithë politikave dhe gjithë palëve të tjera. Ai shpeson që sa më shpejt Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Grubi thotë që BDI ishte faktori kryesor që ia solli fitoren Stevo Pendarovskit.
“Ne jemi faktori që i solli fitoren Pendarovskit. Fituan politikat e Ali Ahmetit dhe BDI së që i promovojmë prej vitit 2004”, tha Grubi.
I pyetur për mungesën e kryeministri në inagurim, Grubi tha se “Ali Ahmeti ishte prezent sot, ndërsa për Zoran Zaevin nuk dua të komentoj, i ka arsyet e veta”, tha Pendarovski”.
Leon Trocki: Unë dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup (1912)
Mon May 13 , 2019
Leon Trocki: Unë, dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup I njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atë si i dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij për të bërë një […]
