ASANI DHE SUMA FIRMOSËN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

vull

Hani i Elezit, 8 prill 2019 – Në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve hulumtuese-shkencore dhe kulturore jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, firmosi  marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Hanit të Elezit. Marrëveshja u nënshkrua në Komunën e Hanit të Elezit nga drejtori i Institutit, Skender Asani, dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma. Marrëveshja e firmosur synon krijimin e bazës për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e promovimit të trashëgimisë kulturore, promovimi i veprimtarisë botuese, organizimi i tribunave dhe paneleve me interes të përbashkët në të cilat do të afirmohet ideja e bashkëpunimit ndërkufitar mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, etj. Asani dhe Suma u shprehën se institucionet shkencore dhe kulturore të dy anëve të kufirit duhet të bëjnë më shumë përpjekje që të krijojnë bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e kultures, sidomos mes të rinjve, sepse bashkëpunimi ndërshtetëror dhe rajonal është kusht për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Next Post

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë certifikohen mbi 60 ushtarakë të FSK-së

Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë ( BRSH ) në Istog, u mbajt ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve pjesëmarrës të trajnimeve: “Taktika me Njësi të Vogla” dhe “Trajnimi për Lidership”. Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe komandanti i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, gjeneral brigade […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: