ASH – AAA: Naser Zyberi nuk është i pamvarur dhe i mëvetësishëm, ai nuk do të mund t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve karshi pushtetit

vull

Liridona Emini, sekretare e FRASH:
Të dashur qytetarë
Të nderuara media,
Gjindemi sot ketu,para zyrës së Avokatit të Popullit, për të shprehur pa pajtueshmerinë dhe revoltënn tonë në lidhje me zgjedhjen e Naser Zyberit si Avokat i Popullit.
Fatkeqësisht, para disa ditëve, në mënyrë shumë dinake në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, vetëm me 61 vota të pozitës dhe pa pajtimin e opozitës, Naser Zyberi u zgjodh Avokat i Popullit.
Rikujtojmë që Naser Zyberi, përveç që ka qenë aktivist dhe funksionar politik e partiak , në zgjedhjet e fundit ishte edhe kandidat për Kryeministër shteti nga BDI, nga partia e cila sot është në qeveri, e kundrejt të cilës Naseri Zyberi do të duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve.
Kjo është në kundërshtim direkt me vet Ligjin për Avokatin e Popullit, i cilit në nenin 3 thotë: ‘’Avokati i popullit është i pavarur dhe i mëvetësishëm në kryerjen e funksionit.’’ Ndërsa neni 2 thotë që avokati i popullit është organ i cili i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve dhe të gjithë personave tjerë, kur ato u shkelen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat tjera që kanë autorizime publike.
Të nderuar qytetarë,
Është fakt që Naser Zyberi nuk është i pamvarur dhe i mëvetësishëm, prandaj ai nuk do të mund t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve karshi pushtetit, që do të thotë ai nuk është dhe nuk mund të jetë Avokat i Popullit.
Ne sot, në ditën e inagurimit të tij, në mënyrë simbolike kemi vendosur që zyrën e Avokatit të Popullit ta riemërojmë ashtu siç e Meriton në të vërtetë kjo zyrë dhe do të jetë zyra e Avokatit të Qeverisë/BDI-së.
Në këtë drejtim, bëjmë thirrje tek të gjitha institucionet e Bashkimit Europian dhe ambasadat e vendeve mike, që publikisht të dënojnë këtë akt të kapjes së instituioneve shtetërore, i cili jo vetëm që është në kundërshtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, por edhe me Principet e Venecias për Avokatin e Popullit.
Next Post

Rexhina Çuko, një shqiptare tjetër që i bashkohet artit global

Rexhina Çuko është artistja e kërcimit e cila pasionin për kërcimin e ka përkthyer në profesion. Rexhina është pjesë e Intervista.al prej shumë kohësh dhe sa herë që ka një arritje në karrierë e rrëfen me dëshirën më të madhe e këtë herë ajo është çertifikuar si pjesëmarrëse e Këshillit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: