ASH e Tetovës kundër Adnan Nezirit: “Me humbësin e 2017-ës po vulosim humbjen edhe në 2020”

Blerand Rexhepi

Plasin pakënaqësitë në Aleancën për Shqiptarët në Tetovë. Kandidimi i Adnan Nezirit në vend të Altrim Mamutit, kryetarit të Degës së ASH-së, ka bërë që aktivistë të shumtë hapur të shprehin revoltë, ndërsa kanë paralajmëruar koalicionin ASH-Alternativa se do të punojnë madje kundër Ziadin Selës si bartës liste në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Arsyeja pse Dega e Tetovës është shprehur kundër Adnan Nezirit është se i njëjti konsiderohet pa mbështetje dhe humbës i sigurt, pasi i njëjti në zgjedhjet lokale të 2017-ës, u radhit i fundit si kandidat për kryetar i Tetovës.

“Nuk fitohet me humbës. Adnani humbi në 2017 dhe me këtë kandidim të dytin në listë, e vulosët humbjen edhe në 2020”, shkruan në rrjetet sociale aktivistët e ASH-së.

“E akuzojmë BDI se po garon me kanadidat të vjetër, ndërsa Adnanin e konsiderojmë të ri! A jeni n’vete çfarë po bëni? Eliminohet Altrini, ai që e mbajti gjall Degën. Turp ju qoftë…”, shkruan një tjetër.

Ndryshe, edhe një natë më parë, në mbledhjen e Kuvendit të ASH-së dolën në shesh ndasitë, ndërsa mbledhja ishte ndërprerë pa i publiku para anëtarëve të Kryesisë listat për deputetë.

Next Post

‘Na çeli prap thana’, vjen në një super version nga Ardit Bexheti (Video)

Këngëtari i njohur shqiptarë Ardit Bexheti ka risjellë në versionin e tij modern këngën ‘Na çeli prap thana’, një hit tashmë i melosit shqiptarë. Me aranzhman të Arsim Stafait dhe masterizim nga Adis Ismaili, këngëtari Bexheti e interpreton në një mënyrë të jashtëzakonshme këtë këngë të cilën po ua sjellim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: