ASH letër OBSH-së për sigurimin e vaksinave anti-COVID, Qeveria ka dështuar

vull

Aleanca për Shqiptarët përmes një letre i është drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të ndihmuar për sigurimin e shpejt të vaksinës kundër koronavirusit, pasi që vendi është një nga më të rrezikuarit me rritje enorme të infektimeve dhe me vdekshmëri më të lartë.

Ja reagimi i kësaj partie, ku siç thuhet Qeveia ka dështuar në planin e menaxhimit të pandemisë, por dhe në planin e sigurimit të vaksinës.

Ja reagimi i plotë:

Jemi dëshmitarë se shumë vende siguruan dhe filluan vaksinimin e shtetasve të tyre dhe me hapa të sigurtë e me fushatë adekuate, janë në rrugë të mirë që të arrijnë qëllimin kryesor, vaksinimin e 60-70% të popullatës, që do çonte deri në stabilizim të situatës epidemiologjike.

Për fat të keq, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, do të presin edhe për një kohë të pacaktuar për realizim të këtij projekti kolosal shëndetësor por edhe ekonomik në nivel global. Çuditërisht, në këtë grup nuk është Serbia, e cila siguroi dozat e para, edhe pse nuk është anëtare e BE-së, e as e NATO-s, ndërsa Maqedonia e Veriut, si shtet me vdekshmëri më të madhe nga COVID 19 në Europë, duhej të kishte përparësi për vaksinim të popullatës kundër murtajës të shekullit 21.

Aleanca për Shqiptarët, nëpërmjet Departamentit të Shëndetësisë i drejtohet:

1. Organizatës Botërore të Shëndetësisë me apel që programi COVAX, i nënshkruar nga rreth 170 shtete, nuk siguroi sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe nuk respektoi prioritetet në këtë projekt të shekullit, duke lënë anash shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulta, andaj apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtar për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit, që mos paraqitet “vaksina nacionalizmi”, që na qenka e dëmshme më shumë se vet virusi, deklaratë kjo nga kryetari i OBSH-së.

2.Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut që t’i lëjë anash të gjitha angazhimet dhe prioritet mbi të gjitha prioritetet të jetë sigurimi i vaksinave sa më shpejtë dhe sasi adekuate, duke përdorur të gjitha mekanizmat e mundshme, korrin diplomatik në vend, anëtarësinë në NATO dhe ndihmën e shteteve anëtare në Bashkimin Europian.

3.Ministrisë të Shëndetësisë me apel që të organizojë një takim multilateral me ministrat e shëndetësisë të Ballkanit Perëndimor, ku do të mirrej qëndrim për aplikim të përbashkët për sigurim të vaksinave nga sistemi COVAX, nga shtetet anëtare të BE-së ose në mënyrë direkte nga kompanitë farmaceutike. Poashtu apelojmë që Ministria e shëndetësisë të organizojë fushatë edukative për shëndet publik, ku qëllimi i saj do të ishte të përgatisë sa më shumë njerëz për vaksinim vullnetar dhe falas, për t’u siguruar qytetarëve sa më shumë informacion në lidhje me vaksinën, vetitë dhe efektet e saj, efektet e mundshme anësore dhe kundërindikacionet, si dhe organizimin dhe zbatimin e programeve të vaksinimit për të gjithë qytetarët që zgjedhin të vaksinohen.

Sipas informacioneve që disponojmë Ministria e shëndetësisë shpërbleu mjekët dhe personelin mjekësor me 30000 denarë, vendim ky që është për ta përshëndetur, por është e pajustifikueshme neglizhenca dhe mos shpërblimi i mjekëve amë, personelit jomjekësor dhe administratës, të cilët në mënyrë direkte apo indirekte kanë qenë të kyqur në trajtimin e të sëmurëve në luftën kundër COVID 19.

Kërkojmë nga ministri dhe qeveria që urgjentisht të zgjidhet ky problem dhe të shpërblehen edhe këto kategori të punëtorëve nëpër institucionet shëndetësore, se ndryshe i bie që qeveria për dike është nënë e për dikë njerkë.

Next Post

Injoranti dhe shërbëtori

Shaqir Fetai nuk e njeh Kushtetutën, sepse, nëse e pranon se e njeh, ndërsa shkeljet kushtetutare në ngjitjen e karrierës së tij kanë qenë aq drastike sa, përgjegjësia para organeve të drejtësisë do të ishte fatale për të dhe për karrierën e tij. Vetëm një injorant total, një njeri që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: