ASH: Përse shpejtoi Qeveria me banknotat e reja pa Gjuhën shqipe, pa u kthyer vlerësimi nga Komisioni i Venedikut?!

vull

 

Qeveria LSDM-BDI së bashku me Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut, dje na informuan se në bankotat e reja nuk do të figurojë Gjuha shqipe.

Vlerësojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve respektivisht të Gjuhës shqipe i cili parashihte se banknotat dhe uniformat e policisë do të jenë edhe në Gjuhën shqipe apo sic e parasheh Ligji në Gjuhën që e flasin më së paku 20% e popullatës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut!

Ky moment i ri tregoj se Qeveria LSDM-BDI e cila vazhdimisht thiret në dygjuhësi dhe mundohet të paraqes vlera të barabarta të barazisë gjuhësore, nuk ka gadishmëri të plotë ta implemlementojë në tërësi Ligjin e Gjuhëve.

Paralajmërimi i Guvernatores së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, se bankonat e reja me emrin e ri të Maqedonisë, do të jenë pa gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën maqedonase e nxjer në pah edhe demakogjinë dhe krekosjen e BDI-së e cila vazhdimisht ka trumbetuar në fushatat parazgjedhore dhe nëpër debate televizive se banknotat e reja dhe uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Pyesim BDI-në se pse ka lejuar që Banka Popullore e Maqedonisë te sjell vendim per banknotat e reja pa Gjuhën shqipe, përderisa ende nuk kemi vlerësim nga Komisioni i Venedikut për dy nenet kontestuese për përdorimin e Gjuhës shqipe në banknota dhe në uniformat e Policisë?!

Përse BDI lejon që të mungojë shqipja na banknota përderisa nuk kemi vendim as të Gjykatës Kushtetuese i cili është organi më i thirrur dhe me kompetent për të kontestuar ose jo, dy nenet e Ligjit të gjuhëve. Ky moment në fakt na tregon se BDI nuk ka kapacitet as dijen që tju dal Zot kërkesave të votuesve shqiptar e as Gjuhës Shqipe ashtu siç e parasheh ligji.

Dhe krejt në fund i bëjmë thirrje edhe LSDM dhe Kryeministrit Zoran Zaev se zgjedhje do ketë përsëri në RMV dhe Ju nuk do të mund ti manipuloni më shqiptarët me “barazinë gjuhësore” përderisa në mënyrë të pjesërishme e implementoni Ligjin e Gjuhëve, duke i bërë shqiptarët ta kuptojnë se Gjuha shqipe në RVM nuk është aspak zyrtare dhe e barabartë me atë maqedonase.

Next Post

Kreshnik Bekteshi dhe Arbër Ademi: Për pozitat tona në Qeveri vendos Ali Ahmeti

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ai i Arsimit Arbër Ademi, kanë deklaruar se për të gjitha ndryshimet që mund të ndodhin në kabinetin qeveritar, do të vendosin organet partiake të BDI-së dhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti. “BDI ka organet e saj, ka kryesinë, këshillin e përgjithshëm dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: