Asnjë bartës liste nga Tetova në ASH-AAA, Llalla: Ziadin Sela lokalist i betuar, eliminoi Tetovën heroik

vull

“Tetova më ka mbrojtur”kështu deklaroi lideri i ASH së Zijadin Sela ,por në fakt ai ka shkelur mbi tetovarët sepse janë tre bartës liste nga Struga e tij.Asnjë tetovar nuk figuron aty në ndërkohë që ai kërkon që votat t’i sigurojë pikërisht në këtë qytet që ka më shumë votues në zonën numër gjashtë informon ts.

Kreu i ASH- së madje edhe në strukturat më të larta partiake e ka anashkaluar Tetovën.
Këto anashkalime dhe mospërfillje rezultuan me përçarje në Degën e Tetovës me dorëheqjen e Altrim Mahmutit. Ky i fundit u shpreh se kur u krijua koalicioni me AA u thye rëndë statuti i partisë jo për shkak se u krijua koalicioni me AAA por për shkak se një vendim i tillë nuk u mor nga kuvendi qëndror i partisë ashtu siç është në statutin e partisë! Pika 13.

Kjo ka reflektuar edhe në komente të shumta të shumë votuesve tetovarë të cilët nëpër rrjete sociale shprehin pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si tetovarët trajtohen vetëm si makineri votuese për karrierat politike të disa figurave që gjithnjë politikën dhe interesin e çojnë përtej Tetovës të zhytur në idenë e lokalizmit përcjellë ts.

Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Maqedoni Arben Llalla thotë se Koalicioni ASH-AA nuk ka vendosur asnjë tetovar apo pollogas bartës liste në asnjë zonë, kjo është pak e çuditshme kur dihet që Pollogu është zona ku dalin më shumë deputet shqiptar. “Ky koalicion ka tri bartës nga Struga dhe tri nga Shkupi. Sela u largua nga PDSH për shkakun për reformim, por doli se ai ishte fanatik i lokalizmit duke eliminuar kandidaturat nga qyteti patriotik i Tetovës. Sela injorojë propozimet nga Kuvendi Qendror i ASH dhe e bëri vetë listën për deputet në mënyrë jodemokratike. Kështu, largojë me puç në heshtje kandidaturën e Malësisë Arta Toçit, konservojë kandidaturën e tetovarit Agon Feratit dhe vendosi në numrat 2-3 kandidatura periferike nga Pallçishti dhe Reçica e Madhe” deklaroi Llalla.

Ai thotë se më duket se Ziadin Sela ka xhelozi për tetovarët, kjo është e dhimbshme, por e vërtetë.
“Nëse ka ndonjë kundërshtime tna e thotë përballë në ndonjë mejdan televizivë. Vërehet se Struga do jetë qyteti më me shumë deputet shqiptar, diku 5-6, kjo më duket e çuditshme kur dihet që ky qytet është i brishtë me votues shqiptar. Por Struga mbete qytet periferik ndërsa Tetova është kërthiza e patriotizmit shqiptar” deklaroi Llalla .

Ndryshe kohë më parë kreu i ASH-së së sotme dhe LRPDSH-së së djeshme Zijadin Sela pasi u shkëput nga PDSH-ja duke shpërfaqur arsyet e kësaj ndarjeje nga PDSH duke iu referuar Menduh Thacit tha se njerëzit që partinë, politikën e me këtë interesin publik, e shndërrojnë në pronë të tyren private nuk meritojnë vëmendjen e askujt. Përveç përbuzjes nuk besoj që meritojnë gjë tjetër.
Por tashmë disa veprime të tij po e bëjnë të ngjajshëm në vendimet që ai i merr në Aleancën për Shqiptarët duke shpërfilur strukturat e partisë dhe duke injoruar propozimet nga Kuvendi Qendror i ASH duke bërë vetë listën për deputet në mënyrë jodemokratike.ts

Next Post

Ali Ahmeti uron Amerikën: Përjetë mirënjohës

Lider i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar popullin amerikan në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke theksuar mirënjohje të përjetshme. “Uroj aleatin tonë të përjetshëm në këtë përvjetor të pavarësisë. Sukseset tona janë të përbashkëta. Faleminderit Amerikë!” shkruan Ahmeti.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: