Autoritetet prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

vull

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

 

Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

 

Gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

 

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident.

Next Post

Mot me diell

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell i ngrohtë, me vranësira lokale dhe erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 8.   Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 31 deri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: