Avni Rustemi, kryetar i FRBDI: Rinia në vend të parë!

Kohanews Admin

Të jesh i ri do të thotë të jesh i përgjegjshëm dhe të jeshë pjesë e vendimarrjes politike. E ardhmja jonë formohet nga ajo që bëjmë, NE sot. Një subjekt politik që shkëputet nga rinia e saj, ndërpret jetën e saj.

Inkuadrimi i të rinjve në Forumin Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim ka rëndësi parësore në organizimin e subjektit tonë politik, sepse të rinjtë janë shpresa e vetme që mund të ndryshojnë fjalë për fjale vendin tonë, duke patur guximin dhe dinjitetin kundrejt qëllimeve të mira dhe në përputhje me vlerat europiane, duke mos nxitur urrejtje të panevojshme për arsye të bindjeve tona.

Forumi rinor i BDI-së, në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë vetëm rëndësi figurative në hierarkinë e strukturimit dhe në shpërndarjen e pushtetit në subjekt, por përkundrazi ka rëndësi më komplekse dhe më parësore në formën e sajë. Ekzistenca jonë në thelb paraqitet si nevojë për formimin dhe rekrutimin e intelektit dhe elitave të reja, si një energji e pashtershme e veprimit politik, duke e theksuar rininë në vendimarrjen dhe veprimin politik.

Duhet kuptuar një herë e pergjithmonë se të rinjtë nuk janë vetëm makineri vote dhe propagande, perkundrazi të rinjtë janë thesari i pakontestueshëm përtej çdo përkufizimi e paradigme për politikën, BDI-në dhe për të ardhmen e vendit tonë.

Next Post

Si sot, 99 vite më parë, lindi Loro Boriçi!

Ai ishte një nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Lindi në Shkodër, ku me Vllazninë luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios. Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare. Suksesi më i madh i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: