BDI Bogovinë: Sela, vazal ndaj VMRO-së, diktatorial ndaj shqiptarëve

Kohanews Admin

Bashkimi Demokratik për Integrim dega në Bogovinë vlerëson se komuna e Bogovinës meriton ndryshim pasiqë të njejtën gjë e kërkojnë edhe vet banorët e komunës së Bogovinës, për shkak të keqmenaxhimit nga ana e udhëheqësisë aktuale të komunës si dhe përçarjet e shumta që ndodhin në degën e Aleancës për shqiptarët në nivel komunal por edhe më gjerë.

Në vazhdim ju sjellim kumtesën e plotë nga dega e BDI-së në Bogovinë.

Të nderuar qytetar të komunës së Bogovinës,

Jemi dëshmitarë se si komuna jonë meriton ndryshim.Keq menaxhimi gjatë katër viteve të kaluara nga e Aleanca për shqiptarët dhe Albon Xhemaili u konfirmua nga po kjo parti dhe vet anëtarët e kësaj partie.

Përçarjet që po ndodhin në Aleancën për shqiptarët, përkatësisht në degën e tyre në komunën e Bogovinës konfirmojme pakënaqësinë e qytetarëve me punën e Aleancës dhe Albon Xhemailit në Bogovinë.

Dega e ASH-së në Bogovinë shkarkoi Albon Xhemailin dhe propozoi Sadik Sulejmanin.

Dega e ASH në Bogovinë tha që partia dhe Albon Xhemaili nuk kanë përmbushur asgjë nga Programi zgjedhor, duke lënë kështu komunën dhe gjithë banorët e saj në gjendje të mjerueshme.

Por për Ziadin Selën, zëri i qytetarëve të komunës tonë nuk është i rëndësishëm. Albon Xhemaili mbetet i preferuari i Ziadin Selës, edhe pse është i padëshiruar nga anëtarët e ASH-së në këtë komunë.

Sjellja diktatoriale e Selës në Bogovinë po vërtetohet edhe në Tetovë, Gostivar, Çair, Strugë, flet për kapacitetet demokratike të tij personale dhe të subjektit të tij.

Kjo sjellje diktatoriale vihet re edhe në marrëdhëniet e tij me partnerin e tyre të koalicionit Afrim Gashi dhe Alternativa, të cilët nuk i pyet për asnjë kandidaturë dhe imponon veten si udhëheqës i koalicionit.

Vazal ndaj VMRO DPMNE dhe diktatorial ndaj bashkëpartiakëve të vet dhe qytetarëve shqiptar. Ky është definicioni për Aleancën dhe Selën.

Banorët e BOGOVINËS meritojnë NDRYSHIM, Bogovinës që duam mund t’ia rikthejmë krenarinë në ditën e zgjedhjeve, duke larguar me votë kandidatin e Aleancës për shqiptarët, cili do qoftë ai.

Next Post

Hasani: Mos u grumbulloni nëpër shtëpi

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, nëpërmjet mediave u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektohen masat dhe protokollet anti-Covid-19. Hasani u bëri thirrje qytetarëve që të ndalojnë grumbullimin dhe organizimin e dasmave dhe ahengjeve nëpër shtëpitë pasi që po bëhen vatra të reja të përhapjes së virusit korona. “Respektimi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: