BDI: Deklarata e Zaevit për shqipen zyrtare koincidon me deklaratën e Taravarit për administratorët

vull

Ministri Arbër Ademi sonte “Click Plus” në TV 21 ka komentuar edhe deklaratën e ditëve më parë të ish-kryeministrit Zoran Zaev se, shqipja në Manastir nuk duhet të jetë, pasi atje ka vetëm një familje që bën byrek dhe asnjë tjetër.
“Nuk është hera e parë ku shqiptarët paraqiten si, për shembull, Agroni apo Arbëri lëron arat, ndërsa Marjani punon në institucione, apo Gorani është drejtor… dhe krejt kjo koincidon me deklaratën e Arben Taravarit se 25 mijë administratorët shërbejnë vetëm sjelljen e byrekut. Ligji parashikon qartë se tabelat dygjuhëshe duhet të vendosen në Shkup, në Njësitë rajonale të vetëqeverisjes lokale dhe në vendbanimet ku më së paku ka 25 për qind shqiptarë”, tha Ademi, ndërsa shtoi se qëllimi është që ti përafrojë institucionet dhe qytetarët, gjithmonë në të mirë të këtyre të fundit.
“Qëllimi është të lehtësojmë jetën e qytetarit shqiptarë, por edhe të realizojnë ndonjë të drejtë që ndoshta në të kaluarën, kanë humbur duke mos patur mundësi të përdorin gjuhën amë. Aq më tepër, neni 2 i Ligjit për gjuhët parasheh përdorim nga institucionet, pa marrë parasysh se ku gjenden, në rast se qytetari I drejtohet në gjuhën shqipe, institucioni e ka të obligueshëm të përgjigjet në atë gjuhë. Dhe, për këtë shkak ekziston edhe Agjencia për zbatimin e ligjit të gjuhëve për të ndihmuar gjithë ato organe dhe institucione shtetërore që kanë mungesë kapacitetesh për të implementuar ligjin”, tha Ademi

Next Post

BDI, Gjuha shqipe tashmë ka statusin konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit

BDI të drejtat kolektive nuk ia lë vullnetit të mirë vetëm një partie politike, por angazhohet për mekanizma ligjore që garantojnë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet, tha sonte në “Click Plus”, ministri Arbër Ademi, ndërsa përgjigjej në pyetjen nëse Ligji i gjuhëve e bën zyrtare edhe gjuhën shqipe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: