BDI demanton shpifjet e ulëta të portaleve anonime

Blerand Rexhepi

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka demantuar shpifjet e ulëta të disa portaleve anonime të cilat janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale në vend dhe rajon.

Kabineti i Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti ka dematuar në tërësi shpifjet se gjoja ai gjatë këtyre ditëve ka folur për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Nga BDI gjithashtu thonë se nuk është veti e kryetarit Ali Ahmeti që të fletë me këtë gjuhë të urrejtjes ndaj askujt, e në veçanti ndaj liderëve të partive politike shqiptare, qofshin ata në Maqedoni të Veriut apo në Kosovë e Shqipëri

Marrëdhëniet e z. Ahmeti me z. Kurti janë shumë korrekte dhe të dy drejtuesit kanë zhvilluar disa takime, duke këmbyer pikë vështrimet e tyre mbi zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

Nga partia e Ahmetit thonë se shpifjet e tilla nuk i shkojnë për shtati asnjërit, e në veçanti liderëve shqiptarë kur dihet se në çfarë situate ndodhet i tërë kombi jonë pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale për ish krerët e ish UÇK-së.

Nga kabineti i liderit të BDI-së gjithashtu thonë se shpifjet e tilla janë të porositura nga qarqet dashakeqe dhe armiq të popullit shqiptar.

Next Post

Zv.MPJ Isaki mori pjesë në hapjen solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmire Isaki dje mori pjesë në ceremoninë e hapjes solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës me seli në Strugë. Zv/ministrja Isaki ka përshëndetur hapjen solemne të Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në Strugë, e cila […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: