BDI fton partitë dhe mediat në takimin e nesërm, ja draft agjenda

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët.

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në hotelin Park në Shkup.

Ftojmë edhe mediat e nderuara gjithashtu të ndjekin takimin e partive parlamentare shqiptare nesër, e enjte 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00 në “Four” – hotel Park, Shkup.

AGJENDË

TRYEZA E PËRBASHKËT E PARTIVE PARLAMTNARE SHQIPTARE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

13 gusht 2020, Shkup

Të nderuar drejtues të:

Koalicionit “Tash është koha” – Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa,

Ziadin Sela dhe z.Afrim Gashi
Lëvizjes Besa,

Bilall Kasami
Partisë Demokratike Shqiptare,

Menduh Thaçi

Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të partive parlamentare shqiptare nga 7 janari i vitit 2017 dhe takimet vijuese të partive tona politike si dhe të zotimit tonë për dakordësi për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues, për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar
Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020
Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta
Të ndryshme
Agjenda mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozim të pjesëmarrësve të Tryezës së Përbashkët.

Propozojmë formatin vijues për pjesëmarrje: Kryetar plus dy bashkëpunëtor.

Me respekt,

Ali Ahmeti

Kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim

11 gusht 2020

Next Post

108 vjet nga çlirimi i Shkupit/ ITSHKSH me akademi, lule te shtatoret e çlirimtarëve

Sot mbushen plot 108 vjet nga çlirimi i Shkupit nga turqit, në vitin 1912. Kryengritja e përgjithshme shënoi një hap të ri në luftën e armatosur për liri, pasi për herë të parë u bë artikuli i qartë politik I kërkesave të shqiptarëve. Kryengritësve në atë kohë u prinë Hasan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: