BDI, Gjuha shqipe tashmë ka statusin konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit

vull

BDI të drejtat kolektive nuk ia lë vullnetit të mirë vetëm një partie politike, por angazhohet për mekanizma ligjore që garantojnë të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet, tha sonte në “Click Plus”, ministri Arbër Ademi, ndërsa përgjigjej në pyetjen nëse Ligji i gjuhëve e bën zyrtare edhe gjuhën shqipe krahas maqedonishtes.
“Gjuha shqipe nuk është në nivel të gjuhëve të minoriteteve. Debati nëse është apo jo zyrtare, nuk qëndron tashmë. Gjuha shqipe ka statusin konform Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit. Nuk mund të flasim për avancim kur kryeparlamentari flet shqip, gjykatat flasin në shqip, ministrat, vulat janë gjithandej edhe në shqip… Për shembull, në Veles – institucionet lokale dhe Njësitë rajonale janë të emëruara edhe në shqip, pasi ka komunë dhe vendbanime shqiptar. Edhe në Prilep, sepse përfshin edhe Dollnenin, institucionet janë të emërtuara edhe në shqip”, tha Ademi.
“Dhjetori i 2016 vendosi për fatin e Qeverisë dhe këtë të dinë e gjithë. Ne ishim vendimtar për këtë qeverisje që sot e kemi. Pa BDI-në nuk ishte kjo Qeveri. Dhe, tashmë akuzat se ne nuk kemi dorë në miratimin e Ligjit për gjuhën shqipe, është shumë e ulët. Ligji i gjuhëve ka qenë pjesë e Programit të BDI-së”, shtoi Ademi.

Next Post

BDI: “Sojuzet” u bënë për përfitime të krerëve politik

Koalicioni i ashtuquajtur “sojuz”, konkretisht shkrirja e BESËS në LSDM, është çështje dhe interes i krerëve të partive politike, pa ideologji bashkuese, pa parime dhe pa Program të përbashkët. Vet zoti Kasami e ka quajtur Zaevin si fashizoid, manipulues… derisa dështoi koalicioni trepalësh. Në kemi shprehur keqardhje që tre partitë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: