BDI: Kujdesemi për Strugën, 142 milionë denarë për projekte infrastrukturore

Kohanews Admin

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon në realizimin e programit i cili në fokus ka qytetarin dhe jetë më të mirë. Sot, në komunën e Strugës janë ndjekur nga afër punimet e projekteve që janë drejt përfundimit.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se finalizimi i projekteve infrastrukturore bëhet me qëllim që Struga të ketë pamje sa më të mirë dhe më modern si dhe të jetë një destinacion atraktiv për gjithë turistët.

Rekonstruimi i rrugës “Partizanja”  me gjatësi prej afër 2.5km në vlerë prej 43 milionë denarë, nga kryqëzimi me rrugës “Korpusi i 15-të” deri tek “Eurohotel”, që përfshinë rekonstruimin e tërësishëm të rrugës, ndërtimin e shtigjeve për këmbësorë dhe për biçikleta, parkingje si dhe ndriçim. Rekonstruimi i rrugës “Marks Engels” nga kryqëzimi me rrugës “Partizanska” deri te kryqëzimi me rrugën ”Turistikja” me gjatësi prej 500m në vlerë prej 500 mijë denarë, projekt ky me ndriçim, shtigje për biçikleta dhe parkingje shtesë. Rekonstruimi i rrugës “JNA” dhe “Globoçica” me gjatësi prej afër 1.5km në vlerë prej 35 milionë denarë, ku përfshihet rekonstruimi i tërësishëm i rrugës dhe njëherit edhe realizimi i planit urbanistik në fuqi.

 

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se Projekti i financuar nga TAV, me vlerë prej 63 milionë denarë është një nga ato projekte të rëndësishme ku do të ndërtohen rrugë dhe trotuare në lagjen – Njësia urbane 8, në blloqet 22, 23 dhe 24 dhe ndërtim i kanalizimit fekal dhe atmosferik.

 

Për të ardhmen e ndritur që e pret Strugën, nuk do të ndalojmë së punuari deri sa ta kthejmë Strugën në një nga destinacionet më të frekuentuara turisitike.

Next Post

Dy koncerte nën organizim të Qendrës Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri

Nën organizim të Qendrës Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Republika e Shqipërisë, gjatë muajit shtator do të realizohen dy shfaqje muzikore. Më 7 shtator, në Tiranë do të prezantohet trioja me violinë e femrave maqedonase “Trinity Strings” e udhëhequr nga violinistja Irena Stojanovska, e cila […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: